Bota

Skandal me emërimet në Komisionin Evropian

Shumë eurodeputetë shprehën indinjatë dhe zemërim të hënën për emërimin e papritur dhe të errët të Martin Selmaier, në postin më të lartë “burokratik” në Komisionin Evropian, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian. Selmaier, kreu i zyrës së Presidentit të Komisionit Evropian Juncker  që nga viti 2014, u emërua në postin strategjik muajin e kaluar në një proces ku shumë prej eurodeputetëve nuk hezituan për ta karakterizuar “grusht shteti” që ka goditur rëndë besueshmërinë e të gjithë BE-së.

“A ka ndonjë mënyrë të mirë për të hedhur ujë në mullirin e euroskeptikëve dhe të përjetësojmë mitin se gjërat bëhen prapa dyerve ?”-tha Françoise Gkrostet e Partisë Popullore Evropiane, grupimit më të madh në Parlamentin Evropian, të cilit i përket si Juncker, ashtu  edhe Selmaier. “Europa nuk u përket burokratëve publikë, por qytetarëve. Të parët  janë atje për t’u shërbyer të dytëve dhe jo të nxjerrin përfitime personale apo të promovojnë interesat e tyre”- shtoi ajo.

Disa minuta pasi miratoi emërimin e Selmaier, Juncker bëri të ditur se Sekretar i Përgjithshëm, Aleksandër Italianer, 62 vjeç, kishte vendosur të jepte dorëheqjen. Shumë eurodeputete akuzuan Juncker se nuk u shfaq për të shpjeguar këtë emërim, por u mjaftua vetëm me faktin se ai ka të drejtë ta bëjë.Parlamenti Evropian pritet të kryejë kërkime të hollësishme mbi këtë emërim. Selmaier, avokat ne profesion, u bashkua në vitin 2004 dhe u ngjit  shpejt në hierarkinë, përpara se të bëhej drejtor i zyrës së Juncker një dekadë më vonë.

OPINIONE