Rusia do t’i “përgjigjet ashpër” SHBA-së, pas dëbimit të diplomatëve

Moska pritet t’i përgjigjet ashpër vendimit të SHBA-së, për të dëbuar 60 diplomatë rusë. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri, Sergei Ryabkov, por ai shtoi se Rusia mbetet e hapur për bisedime rreth stabilitetit strategjik me Washingtonin.SHBA mori vendim të përjashtonte 60 diplomatë rusë, duke u bashkuar me disa vende europiane, si ndëshkim ndaj Kremlinit, për sulmin me agjent nervor të kalibrit ushtarak ndaj një ish spiuni rus, të konvertuar në agjent të Mbretërisë së Bashkua. Vendet që kanë ndërmarrë masa të tilla, akuzojnë rusinë për këtë ngjarje.

Mbi 20 aleatë të SHBA-së, ku përfshihet edhe Shqipëria, kanë urdhëruar largimin e dhjetra diplomatëve rusë, në një aksion solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar. Ky veprim i koordinuar, është tentativa më e madhe për të goditur shërbimin inteligjent rus, që prej luftës së ftohtë.

137 diplomatë, të cilët mendohet se janë spiunë, do të rikthehen në Moskë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne