Italia në panik: Na ka pushtuar mafia shqiptare, gjithë droga qarkullon në duart e saj

Ashtu si në vitet ’80 kur heroina kishte pushtuar Italinë dhe shkaktonte rreth 100 viktima në vit, sot trafikohet lume. Me një ndryshim, këtë radhë ka zotërinj të rinj. Jo më kalabrezët apo sicilianët. Sot komandojnë shqiptarët.

Kështu shkruan sot media italiane, “Il Giorno”, duke iu referuar një operacioni të fundit koduar “Shqiponja e zezë”.

Gazeta i referohet trafikut dhe kontrollit që është në duart e shqiptarëve, duke folur për gangsterë të ardhur nga Durrësi dhe nga Tirana.

Nën drejtimin e tyre, Milano edhe një herë është bërë qendër heroine jo vetëm për Italinë veriore, por edhe për Zvicrën. Dhe në Lombardi mafia shqiptare ka kapur fabrikat e fabrikat e përpunimit.  Operacioni i fundit nxorri një dritë një skenat alarmant.

Pas tre vjet hetimesh dhe përgjimesh u godit banda me 16 anëtarë. Të gjithë shqiptarë, shumë prej të cilëve që vepronin mes Lombadrisë, Milanos dhe Comos.

Por, emri më i rëndësishëm mungon në këtë listë. Është pikërisht shqiptari, që sipas medias italiane është cilësuar si bosi i heroinës, Fatos Bakaj, me rezidencë në Durrës, që e quan veten edhe Piro.

Ai prej më shumë se 20 vitesh, që nga koha e skafeve dhe gomoneve bën vajtje e ardhje mes dy vendeve.

Në vitin 2004 ai u prangos në Romë dhe u dënua me burg në Modena.  Tre vjet nga dënimi, përfitoi leje dalje, por që aso kohe u zhduk e nuk u kthye më.

Në 2011 prokurorët e Milanos e akuzuan atë përsëri dhe një vit më pas policia shqiptare e kapi atë në Durrës. Në vitin 2013 ai u dërgua në Itali dhe ndodhet në burg në Saluzzo. Por është ai që vazhdon të jetë kapoja që nga burgu,  pika referente e trafikut dhe mafias së drogës në Lombardi.

Nga trafiku i hashashit, tani ‘tregti’ ka ndryshuar. Jemi te heroina, që trafikohet falë kanaleve që nga Afganistani.

Janë shqiptarët që sjellin heroinë me kosto të ulët në Lombardi. Është falë atyre nëse “malli ” po hyn në treg me forcë, duke tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të vjetër.

Më tej, gazeta numëron disa nga anëtarët kyç në këtë bandë dhe përmend emrin Shkëlzen Tafës, 38 vjeç, për të cilin shkruan se është nën hijen e Fatos Bakaj. Ai ishte në bandë së bashku me gruan, Adelina Tafa, e cila ishte përgjegjëse për ndarjen dhe paketimin e sasive të heroinës, ndërsa banesa e tyre në Como u zbulua të ishte laborator përpunimi për drogën e rëndë.

Pas tyre një tjetër emër, ai i financierit, Alban Shehu që banonte në Como dhe ishte përgjegjës për pagesat e heroinës në Zvicër. Paratë i dërgoheshin të atit të tij, Tomorr Shehut në Shqipëri. Ky i fundit, i ndante ato në bosat vendas.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne