Rusia e ka bërë të qartë: Sulmet izraelite në Siri nuk do tolerohen

Këtë javë, raportet e shumta të medias pretenduan se ushtria izraelite po stërvitej për të shkatërruar sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara nga Rusia, duke përfshirë edhe sistemet S-300 të dërguara kohët e fundit në Siri.

Raportet pasuan një shprehje të shpresës nga SHBA se Rusia do të lejonte që Tel Avivi të rifillonte sulmet ajrore kundër të ashtuquajturve “objektiva iranianë” në Siri. Paralajmërimet e Moskës kundër sulmeve të reja izraelite në Siri, si dhe një interesim më i madh rus mbi ngjarjet në Liban, janë zhvillime shqetësuese dhe ka një “rrezik real” për mbylljen e “dritares operacionale të Forcave të Izraelit” në këto vende, shkroi analisti i çështjeve ushtarake Amos Harel në gazetën izraelite Haaretz. Vitet e fundit, Tel Avivi “shfrytëzoi rrëmujën në botën arabe për të zgjeruar aktivitetin e tij ofensiv”, duke u angazhuar në “qindra sulme ajrore dhe operacione të posaçme” në Siri dhe Liban, shkruan Harel. Sidoqoftë, pas shkatërrimit aksidental të një aeroplani rus të zbulimit nga ana e mbrojtjes ajrore të Sirisë, që iu përgjigj një sulmi ajror izraelit më 17 shtator, për të cilin ushtria ruse fajësoi forcat izraelite për abuzim dhe neglizhencë, sulmet izraelite në Siri u ndalën. “Nëse Rusia është me të vërtetë e zemëruar për rrëzimin e avionit Il-20 … gjatë një sulmi ajror izraelit dy muaj më parë ose po e shfrytëzon atë për të diktuar rregulla të reja strategjike në veri, rezultati është i njëjtë”, argumenton Harel, duke vënë në dukje komentet e Presidentit rus Vladimir Putin të enjten se ai nuk kishte plane të mëtejshme për t’u takuar me homologun e tij izraelit. “Rusia ia ka bërë të qartë Izraelit në shumë mënyra se status quo-ja në Siri është zhdukur”, vuri në dukje Harel, duke lënë të kuptohet se Moska nuk do të lejonte Tel Avivin të pengonte “projektin kryesor” të Rusisë në Siri: rivendosjen e kontrollit të qeverisë siriane mbi të gjithë territorin e vendit dhe nënshkrimi i kontratave me Presidentin Assad” që do të mbrojnë sigurinë e Moskës dhe interesat ekonomike në Siri”. Si dëshmi, Amos Harel përmendi “qëndrimin konfrontues” të ushtrisë ruse ndaj forcave izraelite në Siri dhe një “ton më agresiv” në linjën e urgjencës ndërmjet bazës ruse në Hmeimim dhe Shtabit të Forcave Ajrore të Izraelit. Pas humbjes së avionit rus në shtator, Moska filloi ofrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri. Përveç kësaj, ministria ruse e mbrojtjes premtoi të furnizojë Sirinë me sistemin e identifikimit të miqve dhe armiqve, së bashku me ndihmën në përdorimin e sistemeve radio-elektronike të navigacionit satelitor, radarëve ajrorë dhe sistemeve të komunikimit të avionëve luftarakë që përpiqen të godasin objektivat jo terroriste në Siri. Sipas Harel, Rusia mund të sfidojë opsionet ushtarake izraelite në Liban. Gjithashtu, analisti izraelit përmend atë që ai tha “rritja e interesimit të Putinit për ngjarjet” në Liban kohët e fundit. “Në rastin më të keq, ombrella mbrojtëse – si reale ashtu edhe simbolike – e Rusisë është përhapur në Siri dhe do të zgjerohet në Liban, duke komplikuar më tej llogaritë e Izraelit”, shkruan Amos Harel. Në fund, Harel sugjeroi se “përpjekja për të kuptuar se çfarë do Putini në Siri dhe ndoshta edhe në Liban”, është pafundësisht më sfiduese sesa “luajtja shah” me lëvizjen Hezbollah./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne