Rusia e vendosur ndaj SHBA: Nëse na konfiskon asetet tona, do ndërpresim plotësisht mardhëniet Diplomatike

Rusia thotë se mund të vendosë të ndërpresë “plotësisht” marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni konfiskon asetet e huaja ruse në vlerë prej miliarda dollarësh të mbajtura në institucionet financiare amerikane për të ndihmuar Ukrainën në luftë. Udhëheqja politike e Uashingtonit “nuk duhet të veprojë nën iluzionin… se Rusia është duke u kapur me të dyja duart pas marrëdhënieve diplomatike me atë vend,” citoi agjencia e lajmeve Interfax të thoshte zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov të premten.
Ryabkov tha se Moska nuk do të ishte ajo që do të iniconte një prishje të plotë të marrëdhënieve diplomatike, por kjo mund të ndodhë për një sërë arsyesh, duke përfshirë, “konfiskimin e aseteve, përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak, shumë gjëra të tjera. Nuk do të hyja në parashikime negative këtu.”
Diplomati rus tha se Moska ishte “e gatshme për çdo skenar.”
Ndërkohë, media amerikane raportoi se Uashingtoni dhe aleatët e tij kishin hartuar skema për të zotëruar asetet ruse për të vazhduar financimin e luftës në Ukrainë. New York Times raportoi se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po synon të marrë në zotërim asetet e ngrira ruse – me vlerë mbi 300 miliardë dollarë.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha të premten një veprim i tillë do t’i jepte një goditje të rëndë sistemit financiar global. Peskov tha se Rusia “nuk do të linte kurrë në paqe” asnjë vend që kapi pasuritë e saj dhe në një skenar të tillë ajo do të shikonte se çfarë asetesh perëndimore mund të konfiskonte si hakmarrje./Investiguesi Shkrimor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne