“Rusia i koordinon ngushtë me Turqinë veprimet në Siri”

“Me Turqinë ne i koordinojmë ngushtë edhe aktivitetet në kuadër të politikës së jashtme, edhe operacionet antiterror në Siri”, – tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova në një konferencë shtypi në Moskë.

Në vlerësimin që bëri për vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për të tërhequr ushtarët amerikanë nga Siria, Zaharova tha se vendimi i marrë nga ana e ShBA-së bart një rëndësi të madhe.

“Ne vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet pas vendimit (të ShBA-së), që do të kontribuojë në zgjidhjen e krizës siriane. Por nuk i kemi ende të qarta të gjitha arsyet që qëndrojnë prapa një vendimi të tillë dhe në bazë të çfarë kalendari do të largohen trupat amerikane nga Siria”,- u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Duke u nisur nga informacionet që qarkullojnë në media,- vazhdoi Zaharova,- ne presim që ShBA-ja brenda 2-3 muajve të dalë nga rajoni Tanaf i Sirisë.

“Nga ana tjetër zyrtarët amerikanë e kanë shprehur shumë qartë që tërheqja e trupave të tyre nga Siria nuk nënkupton fundin e aktivitetit të forcave të koalicionit (ndërkombëtar të krijuar kundër DAESH-it nën udhëheqjen e ShBA-së) në këtë vend. Nuk vijnë deklarata të kuptueshme mbi strategjinë amerikane”, shtoi ajo.

Duke folur për operacionet ushtarake që Turqia planifikon të bëjë në Siri kundër organizatës terroriste YPG/PKK, Zaharova tha:

“Me Turqinë ne i koordinojmë ngushtë edhe aktivitetet në kuadër të politikës së jashtme, edhe operacionet antiterror në Siri”.

Ne e përkrahim vendimin e ShBA-së për tërheqjen e trupave në Afganistan,- nënvizoi Zaharova, ndërsa shtoi: “Ne mendojmë se ky vendim mund ti paraprijë procesit të paqes në Afganistan”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne