Rusia i përgjigjet deklaratave të Trump për OPEC

Ministri i Energjetikës së Rusisë, Aleksandër Novak tha se bisedimet mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vendeve të tjera jashtë OPEC-ut vazhdojnë sipas kushteve në tregut, dhe nuk mund të orientohen me

Negociatat që vazhdojnë në Vjenë të Austrisë mes OPEC-ut dhe disave vendeve të tjera jashtë OPEC-ut për reduktimin e prodhimit të naftës ministri Novak i vlerësoi për gazetarët në Shën-Petërburg të Rusisë.

Duke komentuar thirrjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump bërë në Twitter para fillimit të takimit të OPEC-ut në Vjenë “për mos-ulje të sasisë së prodhimit të naftës vitin e ardhshëm”, Novak tha: “Bisedimet mes Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vendeve të tjera jashtë OPEC-ut vazhdojnë sipas kushteve në tregut, dhe nuk mund të orientohen me deklaratat politike që bëhen përmes Twitter-it”.

Në mbledhjen e OPEC-ut, e cila ka filluar të enjten në Vjenë, diskutohet për të ardhmen e marrëveshjes së reduktimit të prodhimit të naftës. Pritet që nga kjo mbledhje të dalë vendimi për ta ulur prodhimin e naftës me 1-1,5 milionë fuçi në ditë.

Sipas disa lajmeve që qarkulluan në media para fillimit të mbledhjes, Rusia kërkon që prodhimin e naftës ta pakësojë më pak se sa sasia e kërkuar nga OPEC-u./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne