Rusia kritikon mbështetjen amerikane ndaj YPG/PKK-së terroriste

Rusia ka kritikuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për organizatën separatiste terroriste YPG/PKK, të cilën e përdor për të justifikuar qëndrimin e saj në Siri.

I dërguari i posaçëm i presidentit rus Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentyev bëri një deklaratë shtypi në raundin e 11-të të bisedimeve për Sirinë, që u mbajtën në Astana të Kazakistanit.

“Ne nuk mund ta kuptojmë se si ShBA-ja dhe vendet e koalicionit ndërkombëtar janë të pranishme ushtarakisht në atë rajon nën pretekstin e luftës me organizatën terroriste DAESH”,- tha Lavrentyev.

“Një vit e gjysmë më parë, ShBA-ja thoshte: ‘Kemi nevojë edhe për 6 muaj për t’i dhënë fund DAESH-it’. Këtë afat (amerikanët) e zgjatën me një vit. Tani thonë që, ‘Ne nuk dalim prej këtu pa i dhënë fund DAESH-it’. Në rajonin e vogël, në kufirin Siri-Irak, kanë mbetur rreth 1.000-1.500 terroristë, pjesëtarë të DASH-it. Tani ju mund ta krahasoni këtë me 60.000 forcat terroriste të YPG/PKK-së. ShBA-ja po e përdor atë (YPG-në) për të vazhduar qëndrimin e saj në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne