Rusia kritikon Perëndimin për devijimin që i bënë qëndrimeve të Rusisë ndaj Sirisë

Rusia ka kritikuar vendet perëndimore dhe sidomos Amerikës për shkak të devijimeve që bëjnë rreth qëndrimeve të Moskës në përdorimin e vetos ndaj projektrezolutës për vazhdimin e hetimeve në lidhje ne sulmet kimike në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të enjten ka lëshuar një deklaratë në të cilën vihen në dukje deklaratat e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, përfaqësueses së përhershme të Amerikës në OKB në lidhje me mbështetjen e Moskës ndaj qeverisë legjitime të Bashar Asadit, presidentit të Sirisë, ndërsa është kërkuar nga autoritetet amerikane që në marrëdhëniet ndërkombëtare të mos dalin jashtë parimeve të pastërtisë. Këto dy funksionarë amerikanë kanë akuzuar Rusinë për mbështetje ndaj terroristëve të dhe diktatorëve. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në vazhdim të deklaratës së saj vë në dukje sulmin e dyshimtë të përdorimit të armëve kimike në Khan Shejkhun të Sirisë dhe ka thënë: “Edhe pse ekzistonin dëshmi të mjaftueshme për ta vetëtuar rolin e terroristëve kundër qeverisë siriane në këse sulm kimik, mirëpo komisioni i përbashkët i OKB dhe i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike nuk ka përfillur këtë çështje”. Prandaj qëllimi i vendeve perëndimore nuk është zbulimi i të vërtetës, por keqshfrytëzimi i organizatave ndërkombëtare për të shtuar presionin mbi Sirinë. Në bazë të kësaj, Rusia të martën ka përdorur veton ndaj projektrezolutës së propozuar nga Amerika për vazhdimin e misionit të komisionit të përbashkët të OKB dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne