Rusia lë në burg spiunin amerikan

Një gjykatë në Moskë vendosi që ish-marinsi amerikan, i akuzuar për spiunim në Rusi do të mbahet në paraburgim deri në një vendim të dytë. Ndërkohë, Paul Whelan 48 vjeç, ka kërkuar përmes avokatit të tij lirimin me kusht.

Whelan mohon se është spiun. Ai është arrestuar në dhjetor nga zyrtarët rusë të sigurisë, të cilët kanë thënë se e kanë kapur duke spiunuar. Familja e tij ka deklaruar se ai ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg. Një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Moskë tha për median ruse se ky institucion po ndjek nga afër çështjen dhe bëri thirrje për një gjykim të drejtë dhe transparent.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne