Ja kur hapet plotësisht autostrada Tiranë-Elbasan (Video)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku pa nga afër edhe punimet në autostradën Tiranë-Elbasan.

Gjatë një bashkëbisedimi me inxhinierin e projektit, kreu i qeverisë tha se për këtë projekt janë hedhur shumë lekë, duke shtuar se njëra nga korsitë hapet në mars.

Inxhinieri bëri të ditur se rruga do të jetë e hapur në të dyja krahët e saj në datën 17 maj.

“Tiranë – Elbasan, më në fund drejt përfundimit, pasi u kthye në shëmbëlltyrën më kuptimplotë të rrugëve të lëna rrugëve dhe të kostove marramendëse financiare e jo vetëm…

Fillimin pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie dhe ‘hajde hapim tunelin’. Kështu e paguam shtrenjte. Ky projekt ka shkuar shumë, dyfish nga marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme. Tani s’ka më arsye që të bllokohet procesi. Në mars është mirë që të hapet njëra anë e korsitë”, tha Rama.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne