Reziston Ramush Haradinaj: Nuk e heq taksën as pas takimit me ambasadorin amerikan

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të tij bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj tha se edhe pas takimit me diplomatin, nuk ka ndryshuar asgjë rreth taksës.

Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm, i thirrur nga kryeparlemantari Veseli nuk ka lëvizur qëndrimin e Qeverisë për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Taksa është në fuqi” ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas takimit me Kosnett.

“Biseda ka qenë zhvillimi i dialogut. Të lidhura edhe me taksën. Pra kjo ka qenë biseda. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë bisedë e qetë”, ka thënë Haradinaj para mediave, transmeton Gazeta Express.

Por, kryeministri thotë se me dëshirën e tij do ta hiqte sot taksën. Megjithatë, sipas tij, ajo nuk hiqet deri në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“Ne kemi shumë dëshirë me e heq. E kishim heq sot, po të kishim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”, është shprehur Haradinaj.

“Ne jemi të interesum për ta heqë taksën, por disa punë nuk kryhen siç mendojnë disa”, ka thënë sot Haradinaj, duke mos u tërhequr nga vendimi i taksës edhe pas thirrjeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hequr tarifën.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne