Bota

Gjendet pas 3 ditë kërkimesh djali i këngëtares së njohur irlandeze e cila u konvertua në muslimane

Djali i këngëtares Sinead O’CONNOR është gjetur ‘i sigurt dhe mirë’, pasi ajo publikisht u deklarua që ai nuk ishte kthyer në shtëpinë e tyre në Dublin, për disa ditë. Policia kërkoi ndihmën e njerëzve në gjetjen e 14 vjeçarit, Shane O’Connor, i cili u pa për herë të fundit të premten mbrëma.

Ylli i popit – e cila kohën e fundit u konvertua ne muslimane dhe e ndryshoi emrin e saj në Magda Davitt, i bënte thirrje kujtdo që mund të dijë se ku ndodhet djali i saj ta kontaktonin policinë.“Ky është djali im 14 vjeçar, i zhdukur që nga e premtja, që u pa për herë të fundit në qytetin e Wicklow, në orën 7.42 të mbrëmjes, ku dyshohet se u drejtua për shtëpinë e një personi që quhej Orlando.

Nëse e shihni atë ose ai është në shtëpinë tuaj, ju lutem kontaktoni Dundrum ose Wicklow Gardai”, shkroi këngëtarja. Më vonë u lëshua ​​një apel për të gjurmuar adoleshentin, ku një zëdhënës tha se ishte parë më parë në shtëpinë e tij në Ballinteer, Dublin, rreth orës 5.15 të premten, kështu më vonë ai u gjet dhe zëdhënësi falenderoi njerëzit që kishin ndihmuar.

 

OPINIONE