Rusia: Marrëveshja bërthamore e Iranit është e dobishme

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se Moska është optimiste që Amerika pas vlerësimit përsëri të marrëveshjes bërthamore të Iranit, do ta kuptojë se kjo marrëveshje është marrëveshje e dobishme, kredibile dhe e qëndrueshme.

Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Sergei Riabkov shtoi: “Uashingtoni ka filluar analizimin dhe shqyrtimin shtesë të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe shpresojmë që rezultati i këtij shqyrtimi dhe vlerësimi do ta vërtetojë se marrëveshja bërthamore me Iranin është një marrëveshje e dobishme për forcimin e bazave të paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit rajonal”. Vlen të theksohet se Irani dhe Grupi G- 5+1 në qershor të vitit 2015 kanë arritur marrëveshje në lidhje me programin atomik të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne