Rusia mund të jetë ndërmjetësuese në mes SHBA-ve dhe Iranit

Rusia mund të jetë ndërmjetësuese në mes SHBA-së dhe Iranit, edhe pse procesi është i ndërlikuar, mirëpo tjetër rrugë nuk ekziston, ka thënë para gazetarëve zëvendësministri i punëve të jashtme të Rusisë Mihail Bogdanov.

“Natyrisht po përpiqemi gjatë gjithë kohës. Edhe në mes amerikanëve dhe iranianëve, edhe në mes sauditëve dhe iranianëve. Natyrisht që punojmë. Kjo është shumë e vështirë, por nuk ekziston mënyra tjetër, iu është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a mundet Rusia të jetë ndërmjetësuese në mes SHBA-së dhe Iranit.

Diç më herët Reks Tilersoni, sekretari shtetëror amerikan, ka dhënë një deklaratë të ashpër në të cilin ka kritikuar politikën dhe programin nuklear iranian. Sipas fjalëve të tij, plani i përbashkët gjithëpërfshirës nuk ka dhënë rezultate të dëshiruara dhe Irani do të mund të lëviz drejt hapave të Koresë Veriore. Tilersoni ka thënë këtë pas kërkesës së Trampit agjencioneve të sigurisë të konfirmojnë se a është ndërprerja e sanksioneve kundër Iranit, konform marrëveshjes nukleare me bashkësinë ndërkombëtare, në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qasja e administratës së re amerikane kundrejt çështjes siriane nuk duhet të jetë rob e ideologjisë, presidenti Tramp dhe administrata e tij duhet të mendojnë në mënyrë praktike”, ka thënë Bogdanovi. Shpresojmë se administrata e re, duke marr parasysh se presidenti amerikan është njeri i biznesit, do të jetë i kthyer drejt rezultateve konkrete. Veç po shohim se qasjet e t’ia nuk kanë parashenja ideologjike. Ai dhe administrata e tij janë njerëz të biznesit. Duhet të mendojnë për kategoritë praktike. Shpresojmë se gjithë çka do të jetë e vendosur në vendin e vet” shtoi Bogdanovi.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të kombinohet me dy qasje diametralisht të kundërta në prezencën e Iranit dhe SHBA në Siri, Bogdanovi ka thënë se kjo është shumë e vështirë.

“ Vështirë është, natyrisht, shumë vështirë. Nuk guxojmë të kemi kurrfarë iluzione, amerikanët duke vështruar nga aspekti gjeneral e kanë përshëndetur bisedimet në Astana. Kanë thënë se Astana është e mirë, porse prezenca e Iranit është e keqe. Kjo do të thotë, përshëndesim rolin e Rusisë dhe Turqisë në Astana në tërë procesin, procesi është i mirë, rezultatet janë të mira por Irani udhëheq politikë jo konstruktive në rajon dhe nuk mundemi ta lavdërojmë në asnjë rrethanë. Natyrisht këtu është problemi në dallime. Kjo kërkon përpjekje shtesë politike dhe diplomatike, dhe neve edhe më tutje do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Bogdanovi.

Burimi : Sputnik/ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne