Rusia në mbrojtje të Turqisë: ‘Askush nuk do t’i lejoj SHBA-së të përhap kaos në Siri’

Kryetari i Komitetit Mbrojtës të Këshillit të Federacionit Rus, Viktor Bondarev raportoi se SHBA-ja nuk është e interesuar për vendosjen e jetës paqësore në Siri dhe se shteti ka nevoj për ndarje.

Bonderav i cili foli për Sputnik, duke deklaruar se planet e SHBA-së për formimin e ‘forcave të sigurisë kufitare’ bartin qëllimin për mbrojtjen e pranisë së saj në Siri, lidhur me këtë temë tha:

“Qëllimi i SHBA-së është terësisht ilegal. Pjesa më e madhe e veprimeve të SHBA-së janë të tilla. E para prej tyre është ndërhyrja në vend pa lejen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Qëllimet që bart SHBA-ja duke formuar grupe të armatosura, përveq mbrojtjes së pranisë së saj janë edhe që të zgjeroj ndikimin e saj, të vë në ndikim ndarjen e saj dhe të shpërndaj vendin.”

‘NJË PROVOKIM I HAPUR’

Senatori rus i cili tha se vendosja e paqes në Siri, rilindja ekonomike dhe infrastrukturore e vendit dhe kthimi i qytetarëve në jetë paqësore nuk i hyjnë në punë SHBA-së, u shpreh se: “SHBA-ja po përpiqet të ushqej luftën dhe po kërkon një justifikim për të vendosur 30.000 njerëz të armatosur në vend të pavarur. Dhe justifikimi është i parezultat, luftë me terrorin. Ne e dimë mirë se si amerikanët e luftojnë terrorin.”

Bonderav u shpreh se: “ Formimi i ‘forcave të sigurisë kufitare’ nga SHBA nënkupton injorimin e pikëpamjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe është një provokim i hapur. Sepse është e pamundur që bashkësia ndërkombëtare të mos ketë asnjë reagim. Së shpejti edhe vendet tjera do të marrin pjesë në protestat e Turqisë. Askush nuk lejon që SHBA-ja të përhap kaos.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne