Rusia përkrah anëtarësimin e Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait

Agjencia ruse e lajmeve Itartass bëri të ditur se Bakhtiar Khakimov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), ka theksuar se Rusia e përkrah fuqishëm anëtarësimin e plotë të Iranit në këtë organizatë.

Khakimov ka deklaruar se Rusia ua ka bërë të qartë partnerëve të saj në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait se e mbështet plotësisht anëtarësimin e Iranit në këtë organizatë të rëndësishme rajonale. Moska e shprehu këtë qëndrim edhe gjatë vizitës së presidentit të RII z. Hasan Ruhani në Rusi më 28 Mars 2017. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait promovon bashkëpunimin në sferat ekonomike, kulturore dhe të sigurisë mes vendeve anëtare. Kjo organizatë u themelua në vitin 2001 nga liderët e Kinës, Rusisë, Kazakistanit, Kirgizistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, ndërsa në vitin 2005, Irani u bë anëtar vëzhgues i kësaj organizate ku rolin kryesor e luajnë Kina dhe Rusia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne