Rusia po ndërton aty ku SHBA ka shkatërruar

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Duke iu referuar bisedimeve në vazhdim për paqe në Siri të bashkë-sponsorizuara nga Rusia, Presidenti Vladimir Putin tha se negociatat shënojnë fillimin e “rindërtimit” në këtë vend të shkatërruar nga lufta, si dhe në zonat e tjera të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Tashmë në kryeqytetin Astana të Kazakistanit janë mbajtur disa raunde bisedimesh mes qeverisë siriane dhe kundërshtarëve, nën kujdesin e Rusisë dhe Turqisë.

“Kjo është hera e parë që palët në konflikt vijnë në tryezën e bisedimeve”, tha Putin, duke shtuar se ka “arsye paralajmëruese për optimizëm për të arritur një zgjidhje politike të plotë.”

Është e dukshme se përparimi drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës gjashtë-vjeçare në Siri është bërë në mungesë të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të saj evropianë, Britanisë dhe Francës.

Dhe, ashtu si aludoi Putini, proçesi i rindërtimit të Sirisë vlen edhe për rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme, i cili është rrënuar nga lufta, terrorizmi dhe gjakderdhjet sektare, sidomos gjatë dy dekadave të fundit.

Është Rusia, nën udhëheqjen e Putinit, e cila mund të marrë kredibilitetin për këtë rrugë konstruktive për të dalë jashtë luftës. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë përgjegjës për hedhjen e rajonit në humbje dhe në shkatërrim, nga luftërat e tyre kriminale dhe komplotet e ndryshimit të regjimit.

Komentatori politik amerikan Randy Martin, i cili shkruan në worldburning.com, thotë se ndryshimi thelbësor ekziston për shkak se Rusia është një fuqi ushtarake mbrojtëse, ndërsa SHBA dhe partnerët e saj të NATO-s janë agresorë.

Ai thotë: “Parë nga një aspekt fiziko-gjeografik, Rusia është një fqinj në rajonin e Lindjes së Mesme. Por kur mendon rreth saj, çfarë qëllimi të arsyeshëm kanë Shtetet e Bashkuara për t’u përzier në rajon? SHBA-ja është, dhe gjithmonë ka qenë përfshirë në Lindjen e Mesme vetëm për të shfrytëzuar burimet e saj të mëdha të naftës. Kjo shkon gjithashtu edhe për ish-shtetet kolonialiste evropiane, Britania dhe Franca.”

Komentuesi shtoi: “Mënyra e vetme që Shtetet e Bashkuara të mund të ruajnë praninë në Lindjen e Mesme, është duke ushtruar forcë ushtarake ndaj të tjerëve. Me fjalë të tjera, duke vepruar si një agresor, edhe pse nën maskën cinike e të qenit një mbrojtës.”

Kjo bie në kontrast me politikën e Rusisë, thotë Martin. “Rusia ka një rol të vërtetë dhe të përbashkët në zhvillimin paqësor për rajonin. Ajo përdor fuqinë e saj ushtarake për të shuar konfliktin e përhapur, në mënyrë që rajoni të stabilizohet në bashkëjetesë.”

Siria është një shembull klasik i kësaj sjelljeje të kundërt mes Rusisë dhe SHBA-së. Uashingtoni e shfrytëzoi Sirinë për një skemë të ndryshimit të regjimit, duke nxitur luftë dhe duke sponsorizuar grupet militante për të përmbysur qeverinë e presidentit Bashar al Assad. Kjo luftë, e cila e nisur në mars të vitit 2011 për shkak të ndërhyrjes së huaj, i përhapi flakët e saj në vendet fqinje – derisa Rusia ndërhyri ushtarakisht në fund të vitit 2015.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri e ka stabilizuar vendin në masë të madhe dhe ka shuar konfliktin. Një armëpushim i ndërmjetësuar në dhjetor nga Rusia është ende duke rezistuar, dhe normaliti paqësor ka filluar të kthehet për civilët në ish-qytetin fushëbetejë të Alepos, si dhe në qytete të tjera.

Bisedimet e paqes të zhvilluara në Astana dhe më vonë në Gjenevë janë lajmëtare shpresëdhënëse për një zgjidhje të qëndrueshme.

Ndërhyrja e Rusisë në Siri, e cila ishte e ligjshme, pasi u miratua nga qeveria siriane, ishte ushtrimi parimor i fuqisë ushtarake për t’i dhënë fund një konflikti dhe për të rivendosur paqen.

Kjo është në kontrast të fortë me të dhënat e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. “Çdo vend ku ka qenë përfshirë SHBA-ja, është përfshirë nga lufta, shkatërrimi dhe dështimi,” thotë Randy Martin.

“Afganistani, Iraku, Libia, Siria, Jemeni dhe kështu me radhë. Kjo për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë të NATO-s nuk kanë arsye morale për të qenë në ato vende”, vëren komentatori politik. “Ata janë atje vetëm prej llogaritjes egoiste, shfrytëzuese, dhe kështu u duhet të imponojnë me forcë praninë e tyre përmes fuqisë ushtarake, qoftë haptazi ose fshehurazi.”

Nuk është rastësi, thotë Martin, se luftërat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe konfliktet e fshehta në Lindjen e Mesme kanë filluar menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Rikujtoni që në vitin 2007, ish-gjenerali amerikan Uesli Klark bëri zbulimin famëkeq se Pentagoni kishte plane që datonin të paktën që në vitin 2001 për të rrëzuar shtatë shtete të Lindjes së Mesme. Përveç Afganistanit, këto vende përfshinin: Irakun, Sirinë, Libinë, Libanin, Somalinë, Sudanin dhe Iranin.

Udhërrëfyesi imperialist i Uashingtonit për rajonin, i ndihmuar dhe i mbështetur nga surrogatot evropianë, ishte i motivuar jo vetëm nga planet për grabitjen e burimeve. Ai ishte i motivuar edhe nga një llogaritje për të privuar Rusinë nga ndonjë ndikim me rëndësi strategjike në rajon.

“Spektri i dominimit të plotë ka qenë një plan strategjik udhëzues për qeverinë amerikane që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik”, thotë Martin. “Sipas tij SHBA duhet të sigurojë që Rusia nuk duhet të rifitojë fuqinë e saj, për të mos penguar interesat amerikane.”

Kjo përpjekje nga SHBA-ja për të shkatërruar zona të mëdha të Lindjes së Mesme duket se me të vërtetë është bërë pjesërisht për të siguruar që vendet të shndërrohen në shtete të dështuara dhe vasale të Amerikës. Është domethënëse që shumica e vendeve të synuara janë aleate historike të Rusisë.

Megjithatë, këto plane të mirë-përcaktuara amerikane duket se kanë ardhur pranë një fatkeqësie. Kjo për shkak se Rusia ka fituar një ndjenjë të besimit të rigjetur në rolin e saj global, si dhe një koleksion të frikshëm të fuqisë së re ushtarake, nën udhëheqjen e Putinit.

Rusia ka përdorur nivelet e saj ushtarake në mënyrë parimore dhe të përgjegjshme për t’i dhënë fund konfliktit në rajon. Siria ishte vija në rërë. Është sikur Putini t’u ketë thënë amerikanëve dhe surrogatove të tyre evropianë: mjaft me skemat tuaja të poshtra.

Edhe ato shtete të Lindjes së Mesme që janë menduar si klientë amerikanë, të tilla si Turqia, Izraeli dhe Arabia Saudite, kanë treguar një nderim ndaj Rusisë. Këto vende mund të mos e pëlqejnë mënyrën se si Rusia i ka penguar intrigat e tyre të ndryshimit të regjimit në Siri. Por megjithatë, ata duket se e njohin dhe e respektojnë mbrojtjen parimore të Rusisë ndaj aleatit të saj. Gjithashtu, ndalimi i konfliktit në Siri që Rusia solli është në interesin afatgjatë të të gjithë rajonit.

Javën e kaluar, udhëheqësit turq dhe izraelitë bënë vizita të veçanta në Moskë në një shfaqje të respektit ndaj Putinit, pavarësisht dallimeve të tyre politike dhe kundërshtisë ndaj aleancës së Rusisë me Sirinë dhe Iranin.

Rusia është shfaqur dukshëm si lojtari kryesor në Lindjen e Mesme për shkak të integritetit të saj politik. Moska do të krijojë një rajon që është multilateral, reciprok dhe paqësor. Kjo është plotësisht e kundërta e mënyrës se si veprojnë Uashingtoni dhe evropianët.

Padrejtësisht, por në mënyrë domethënëse, Uashingtoni është duke u përpjekur për ta portretizuar Rusinë si agresor, kur në fakt janë amerikanët që i përshtaten këtij titulli të dëmshëm. Amerikanët dhe ndihmësit e tyre evropianë kanë shkatërruar gati një rajon të tërë, me flakët e terrorizmit dhe sektarizmit. Por është Rusia që ka arritur të shuajë dhunën dhe tani është e vendosur për rindërtimin e rajonit.

Përgjatë gjithë rajonit të copëtuar nga lufta, vendet aq të largëta sa Libia me Afganistanin, aleatët dhe armiqtë si Izraeli dhe Irani; të gjithë e pranojnë se Rusia është fuqia e vetme që po tregon lidership të vërtetë. Rusia është vërtetë duke u përpjekur për ta nxjerrë të gjithë rajonin nga një konflikt, bazuar në parimet e sovranitetit dhe respektit.

Rusia po ndërton dhe po restauron aty ku Shtetet e Bashkuara dhe ndihëmsit e saj evropianë kanë shkatërruar. Lavdia e përhapur që Rusia është duke fituar në rajon është masa e lidershipit të saj të suksesshëm. / © Gazeta Impakt[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne