Rusia publikoi dekretin për produktet ushqimore turke

Qeveria ruse miratoi dekretin për largimin e të gjitha kufizimeve për produktet ushqimore turke, përveç asaj të domates, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit të publikuar në ueb faqen e Qeverisë së Rusisë, thuhet se është lejuar përsëri importimi i produkteve ushqimore turke të cilat ishin të ndaluara, përveç domates.

Sipas dekretit, Rusia do të mund të importojë përsëri nga Turqia mishin e pulës dhe atë të gjeldetit. tranguj, turshi, mollë, dardha, rrush dhe luleshtrydhe.

Ministri rus i Bujqësisë, Aleksandar Tkaçev, në një deklaratë dje tha se kufizimi për importin e domates turke në Rusi mund të vazhdojë edhe për tre vite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne