Rusia: Terroristët lëvizin lirshëm përkrah ushtarakëve amerikanë në Siri

Asistenti për çështjet ndërkombëtare në këshillin e sigurisë së Rusisë ka deklaruar se ushtarakët amerikanë të dislokuar në bazën Altanef të Sirisë në vend që të reagojnë ndaj pranisë së terroristëve pranë kësaj bazë, shumë lehtë kalojën pranë tyre.

Aleksandër Vinnikov, pasi dënoi sjelljen e dyfishtë të Amerikës në luftën kundër terrorizmit tha se lëvizja e lirë e terroristëve pranë forcave amerikane në bazën Altanef nuk është e pranueshme. Vinnikov tha se forcat amerikane nuk lejojnë futjen e kamionëve me ndihma humanitare të OKB në zonën Altanef dhe kampin Rageban dhe shtoi se kjo sjellje e Amerikës bie ndesh me objektivin kundër terroristëve. Kampi Rageban ka strehuar me dhjetëra mijëra sirianë dhe ndodhet në rajonin Altanef që mbahet i kontrolluar nga forca amerikan prej prillit 2017. Këto forca janë futur në Siri me pretekstin e luftë skundër terrorizmit dhe në të Amerika trajnon grupet kundërshtare siriane. Më herët edhe ministri Sergei Lavrov ka shprehur shqetësimin mbi gjendjen e rënduar të sirianëve që mbahen në kampin Rageban dhe nga anëtarët e të ashtuquajturit koalicion anti-ISIS të kryesuar nga Amerika kërkoi të lejojnë kamionët me ndihma humanitare të OKB për këtë kamp./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne