Imami nga Tirana Ahmed Kalaja merr përsipër të ndihmojë Gëzimin Heroin e javës (Video)

Do Të Takoj Hero Gëzimin.
Me emër të Zotit një zgjidhje e bukur e pret Gëzimin. Gëzimi hero të tjerët sdua të komentoj për ata aspak. Gëzimi njeriu hero; hero i fundjavës që e meriton këtë titull për qëndrimin e mbajtur; ndersa ata të tjerët të gjithë bashkë duhet të kuptojnë se lidhja e prindit e fëmijës është lidhje shpirti nuk mund të zevendësohet me atë të materies. Gëzimi i lidhur fort me hyjnoren, Zoti të bekoftë. Të tjerët të lidhur fort me këtë botë mos të them gjë tjetër ndoshta qëllimi ishte i mirë; po publiku më habiti Zoti i udhëzoftë; Zot fali se sdijnë çbëjnë e çthonë. Ku janë ata që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndoshë e të shëndetshme?! Këta “zotërinjtë” shpenzimet për vajzat le t’jua çojnë ushqime çdo muaj nëse besojnë Zot e të kontribuojnë që fëmijët të rriten pranë gjirit të familjes; e në mos duhet ne si shoqëri ti përgjigjemi Gëzimit e ti themi stop këtij modeli aspak njerëzor për traditën e kulturën shqiptare. Gëzim na gëzove shpirtat të gëzoftë Zoti; e kurrë mos pafsh keq as ti as familja jote.  Ju të tjerët na hidhëruat pezmatuat mërzitët të gjithë pa përjashtim; Zoti ju pastë ndjesë e ju udhëzoftë.  Ps: Urgjente Unë Dua të lidhem me Gëzmin nëse e njeh dikush të më shkruajë në inbox. Faleminderit.
Tha në një status në faqen e tij të facebook Imami xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë Ahmed Kalaja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne