Rusia teston disa raketa balistike

Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi testimin e disa raketave të fuqishme ndërkontinentale Topol-M.

Sipas kësaj ministrie nga nëndetëset atomike të Rusisë janë lëshuar tre raketa të këtij lloji. Njëkohësisht me lëshimin e këtyre raketave janë testuar edhe raketat bombarduese strategjie Topolov 95MC, Topolov-160 dhe Topolov 22M3 të cilët kanë goditur me saktësi objektivin në ishullin Kamtxhatka në lindjen e largët. Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat ushtarake ruse po kryejnë manovra për trajnimin e forcave atomike strategjike./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne