Rusia thekson respektimin e sovranitetit kombëtar të Sirisë

Moska ka theksuar se Siria është një vend sovran dhe i pavarur, prandaj për vendosjen e çfarëdo force në këtë vend, duhet merret pëlqimi i autoriteteve të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i jashtëm i Rusisë, reagoi në lidhje me vendosjen e forcave amerikane në zonat pa tensione dhe pa luftime në Siri dhe deklaroi: “Çdo veprim në territorin e Sirisë duke përfshirë edhe dislokimin e forcave ushtarake të huaja, ka nevojë për bisedime me autoritetet e Sirisë dhe marrjen e pëlqimit të tyre. Mikhail Bogdanov theksoi se vijat e zonave pa tensione në Siri do të përcaktohen nëpërmjet grupeve punuese të cilat janë formuar pas takimit të Astanas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress