Rusia u bën ballë me sukses sanksioneve amerikane

Dimitriy Timofeyev, Zëvendësdrejtori i Departamentit të Monitorimit të Kufizimeve të Jashtme pranë Ministrisë së Financave të Rusisë, tha se ata po luftojnë me sukses me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) falë masave makroekonomike që kanë marrë.

Efektet e sanksioneve amerikane mbi ekonominë ruse Timofeyev i vlerësoi në fjalën që mbajti në një konferencë organizuar në Moskë me titull “Sanksionet dhe Rusia: A do të jenë gjithmonë bashkë?

Falë masave makroekonomike që ka marrë, Rusia po u bën ballë me sukses sanksioneve (amerikane), vuri në dukje Tmofeyev, ndërsa shtoi:

“Regjimi fleksibël i kursit të këmbimit shërben si një tampon. Borxhi ynë i jashtëm dhe i brendshëm janë në nivele të ulëta dhe vazhdojnë të bien. Shpresojmë që sektori financiar rus të jetë në gjendje të lëvizë në mënyrë të pavarur nga burimet e jashtme sa më shumë që të jetë e mundur”.

Timofeyev tha se vazhdojnë të punojnë mbi masat kundër sanksioneve që ShBA-ja zbaton dhe ka në plan të zbatojë kundër Rusisë.

“Ndikimi i sanksioneve amerikane në ekonominë ruse është relativisht i vogël, por gjithsesi ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari”,- tha ai.

Timofeyev nënvizoi se një nga hapat më të rëndësishëm të ndërmarrë është ai në lidhje me llogaritë e tregtisë së jashtme.

“Ne i kemi vendosur vetes një objektiv ambicioz, të cilin e kemi emërtuar ‘përdorimi i monedhave kombëtare në tregti”, përfundoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne