Rusia u bën thirrje palëve ndërluftuese në Libi që të shpallin armëpushim

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, u ka bërë thirrje sot palëve ndërluftuese në Libi që të shpallin armëpushim.

Duke folur në një video-konferencë pas një takimit virtual me homologët e tij nga India dhe Kina, Subrahmanyam Jaishankar dhe Wang Yi, Lavrov tha se vendimi për një zgjidhje paqësore duhet të merret nga vetë libianët, ndërsa roli i aktorëve të jashtëm është të sigurojnë kushtet për bisedime pët paqe.

Lavrov shtoi se gjatë gjithë rrjedhës së konfliktit, iniciativa dhe epërsia ushtarake kaluan nga njëra palë kundërshtare në tjetrën disa herë.

“Kështu që unë nuk shoh asnjë mundësi tjetër përveç një armëpushimi të menjëhershëm dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të tjera në bazë të një procesi negociues në përputhje me kuptimet e përcaktuara në deklaratën e konferencës së Berlinit”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu tha se në telefonatat e tij të fundit me ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Egjiptit, të dy ministrat nënvizuan nevojën që palët ndërluftuese në Libi të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Të dy ministrat nënvizuan se të gjithë duhet të pranojnë se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për këtë konflikt, palët duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të kërkojnë një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë”, tha ai.

Libia është përfshirë nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re e vendit u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjatë dështuan për shkak të sulmeve ushtarake nga forcat e Haftarit.

OKB e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritet legjitim të vendit pasi Tripoli lufton me milicitë e Haftarit.

Qeveria në mars nisi operacionin Stuhia e Paqes kundër Haftarit për të kundërshtuar sulmet e Haftarit mbi kryeqytetin Tripoli, dhe së fundmi çliroi vendet strategjike, duke përfshirë Tarhuna, fortesa e fundit e Haftarit në Libinë perëndimore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne