Rusia: Vriten mbi 2300 terroristë në Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se në sulmet e kryera në Siri nga bombarduesit rusë në 10 ditët e fundit janë vrarë 2359 terroristë të ISIS dhe të Frontit Al-Nusra dhe mbi 2,700 të tjerë janë plagosur.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha të shtunën se 16 prej terroristëve të vrarë ishin nga krerët e tyre dhe më shumë se 400 ishin shtetas rusë dhe nga ish-republikat sovjetike. Ky zëdhënës tha se me koordinimin e mirë të ushtrisë siriane dhe forcave ajrore ruse, sulmet e terroristëve kundër pozicioneve të forcave siriane në rajonet e Idlibit dhe Deir al-Zurit u zmbrapsën me sukses dhe shumë terroristë u vranë dhe një grup prej tyre u arratisën. Agjencia zyrtare e lajmeve siriane SANA tha të shtunën se trupat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre arritën të pengonin sulmet e terroristëve në zonën el-Thardat në rrugën që lidh qytetin Mejadin me kryeqytetin provincial të Deir al-Zurit. Burimi shtoi se dhjetëra terroristë të ISIS u vranë gjatë përleshjeve të ashpra me forcat siriane. Tre autobomba dhe një sasi e konsiderueshme municionesh të terroristëve u shkatërruan dhe një mjet i blinduar u konfiskua gjithashtu nga forcat siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne