Rusia : zgjerim te lidhjeve me Iranin pavarësisht sanksioneve të SHBA

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse edhe njëherë ka thënë se për Rusinë sanksionet anti-iraniane të SHBA janë të papranueshme dhe theksoi se marrëdhëniet Moskë-Teheran do të vazhdojnë të zgjerohen.

Maria Zakharova të enjten në takimin e tij javor para gazetarëve ka thënë: Veprimi i administratës amerikane për mosvazhdimin e përjashtimit të vendeve që blejnë naftë nga Irani nga sanksionet, është në kuadër të politikave të përgjithshme të Uashingtonit për rritjen e presionit maksimal kundër Iranit dhe këto politika janë të papranueshme për Moskën. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se qëndrimi i Rusisë ndaj Iranit mbetet i pandryshuar dhe marrëdhëniet midis Teheranit dhe Moskës do të vazhdojnë të zgjerohen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne