Sa punësohen të diplomuarit e arsimit profesional? Të dhënat e gjurmimit: 59.5% rekrutohen direkt nga bizneset

Tregu i punës po orientohet çdo ditë e më shumë drejt kërkesave për të rinj të shkollave profesionale. Kjo për shkak se fluksi i emigrimit gjatë viteve të fundit ka prekur edhe zanatçinjtë, çka ka bërë që të ketë vende vakante në drejtime të tilla, si elektronikë, ndërtim, përpunim druri, hidraulike si dhe për degë të teknologjisë së informacionit.

Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2023, Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi,  me mbështetjen e projektit Skills 4 Jobs ka zhvilluar procesin e gjurmimit në nivel kombëtar për të diplomuarit/certifikuarit e vitit shkollor 2021-2022 në shkollat e mesme profesionale. Nga rezultatet paraprake rezulton se punësimi i nxënësve pas diplomimit është 59.5 % (2% më tepër se një vit më parë) nëse përfshihen nxënësit që vazhdojnë studimet e larta dhe 77.4% nëse kjo kategori nuk përfshihet në përllogaritje.

Rezultatet e gjurmimit paraqitën rezultate pozitive për indikatorët më të rëndësishëm që u matën. Niveli i punësimit dhe niveli i pjesëmarrjes së të diplomuarve aktiv në tregun e punës shënuan rritje krahasuar me një vit më parë, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme % e të diplomuarve të cilët nuk janë në arsim, formim ose punësim (NEET). Në fund të vitit shkollor 2021-2022 u certifikuan 7,992 nxënës dhe 3,226 të tjerë u diplomuan. Kalueshmëria për këtë vit shkollor në provimet e nivelit ishte 93% ndërsa për maturën shtetërore ishte 89%./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne