Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama: Edvin Gjipeja vodhi 224 mijë m2 tokë turistike, hesht përballë fakteve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij ndaj kryesocialistit Edi Rama. Ai e akuzon këtë të fundit për përvetësimin e 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, për të cilën thotë se kryeministri dhe familja e tij e kanë privatizuar pa asnjë dokument zyrtar.

“Me heshtjen e tij si fija e barit, hajduti Edvin Gjipeja ka pranuar se ai dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi, 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

Ai pranoi në këtë mënyre se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 m2 tokë, ndërkohë që dokumentet faktojnë se nëna e tij e ndjerë ka qenë palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo akuzë është e faktuar, ndaj edhe kryeministri Rama hesht përballë këtyre akuzave.

“Edi Gjipeja nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë që ai ka marrë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai, diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por ai me heshtjen e tij pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ajo tokë ndodhej diku lart në rripa malesh dhe shumë larg vijës së bregdetit, ndërkohë që është faktuar nga gazetarë investigativë se 13.300 m2 të kësaj toke të plaçkitur ndodhen ndër rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin gjer në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar”, shtoi Berisha.

Lidhur me këto akuza, kryedemokrati ka ngritur disa pyetja ndaj kryeministrit Edi Rama.

1-Pse ATP e Artan Lames, mikut tënd dhe kadastra e Vlorës morën vendim për mosnjohjen e pronësisë së 224 mijë m2 tokë të Gjipesë si tokë të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar nga babai i saj apo gjyshi yt Petro Koleka? Iu mungonin ju dokumentet apo e bënë se kishin inate me ju?

2-A është e vërtetë se ATP nuk zbardhi vendimin e refuzimit të njohjes dhe kthimit të pronës nënës tuaj të ndjere, sipas teje trashëgimi e gjyshit tënd Petro?

3-A ke bërë presion ti mbi Artan Lamen që vendimi i refuzimit nga ATP të kërkesës së nënës tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj të mos zbardhej me qëllim që të fshiheshin arsyet e refuzimit?

4-Si ka mundësi, që siç thuhet, ATP nuk është paraqitur fare në gjykatë për të mbrojtur vendimin e vet të refuzimit të kërkesës së mamasë tuaj të ndjerë dhe kushërinjve të saj? Munguan nga frika apo i keni porositur ju?

5-A është shkarkuar ndonjë drejtoreshë e hipotekës së Vlorës se ka refuzuar të regjistrojë tokën prej 224 mijë m2 të nënës tuaj të ndjerë, të trashëguar siç pretendoni ju nga i ati i saj, pra gjyshi juaj Petro Koleka dhe njerëzit e tij?

6-Nga viti 1999 gjer në vitin 2005, ju (Edi Rama) keni qenë ministër dhe kryetar bashkie. A paraqiti nëna juaj e ndjerë apo kushërinjtë e saj Kolekët e tjerë ndonjë dokument për marrjen e kësaj toke në komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronës, të emëruar nga Partia Socialiste? Ne rast se po, çfarë përgjigje kanë marrë? Në rast se nuk kanë paraqitur, pse nuk paraqiten dokumentet apo kërkesën pranë organeve të emëruara nga Partia Socialiste apo pritën momentin që djali të bëhej kryeministër?

7-Së fundi, specialistët çmojnë se për krijimin e bazës ligjore të rreme për marrjen e 224 mijë m2 tokë, ke firmosur 7 vendime qeverie dhe ke ndryshuar 2 ligje të lidhura me problemet e pronësisë. Nga kjo, vetiu linde pyetja, cila është e vërteta e këtyre 7 vendimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të dy ligjeve? Sa prej tyre lidhen pikërisht me pronësimin tuaj dhe klanit Koleka me 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të bregdetit shqiptar që është Gjipeja dhe kanioni i saj i njohur e me famë botërore.

Qytetarët shqiptarë presin përgjigje, por hajduti i Gjipesë do të vazhdojë të heshtë si fija e barit. Pas këtyre do të ketë pyetje të tjera dhe të vërtetën do ta nxjerrim në shesh./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne