Salianji-Bushatit: Pse s’përgjigjesh, sa herë je takuar me Bajrot

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se sovranitetin e Shqipërisë e kanë marrë  në dorë bandat.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Salianji  shkruan duke i kërkuar llogari ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me takimet e zhvilluara me grupin e “Bajrove”  në Shkodër.

Ai shkruan mes tjerash se ministrin nuk i është përgjigjur disa pyetjeve, të cilat janë adresuar nga Partia Demokratike.

“Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:

– Sa herë është takuar me Bajrot?

– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqesues dhe votues të opozitës?

-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?

– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?

– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?

– A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?”, shkruan Salianji.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne