Bota

Salvini: I themi “Jo” sanksioneve ndaj Rusisë. E pakuptimtë heshtja ndaj Turqisë që ka pushtuar Qipron Veriore

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka deklaruar se Roma zyrtare do të kundërshtojë sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë që vihen në emër të Bashkimit Europian. Radio Evropa e Lirë raporton se Salvini ka shtuar gjithësesi se Italia nuk do të vërë veto dhe as do të shkëpusë marrëdhëniet me vendet e tjera të BE-së.

Vij këtu sepse jam i bindur se sanksionet janë një çmenduri ekonomike, sociale dhe kulturore tha Salvini gjatë një vizite në Moskë.

Ai ka krahasuar sjelljen e dyfishtë të BE-së që vendos sanksione ndaj Rusisë për shkelje të pretenduara prej kësaj të fundit në Ukrainë, por qëndron në heshtje për sa i përket pushtimit turk të Qipros veriore që është sipas tij një vend europian. Salvini ka deklaruar se do të bëjë ç’është e mundur për t’i dhënë fund sanksioneve ruse apo të paktën të ndalojë rinovimin e tyre çdo gjashtë muaj.

Nëse do të na kërkohet që të rivotojmë, do të themi Jo. Është e qartë se nuk ka kuptim që ato të vazhdojnë shtoi ai gjatë një takimi me biznesmenë italianë në Moskë.

OPINIONE