“Ke gjak në duart e tua”. Studentë të së majtës protestojnë ndaj Kissinger

Disa anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare Socialiste dhe student të Shkollës së Biznesit në Universitetin e New York kanë protestuar dhe fyer ish-sekretarin e Departamentit të Shtetit, Henry Kissinger. Gjatë një diskutimi në mjedisert e universitetit, studentë të ndryshëm e kanë akuzuar Kissinger si kriminel lufte, si njeri që ka kryer genocide dhe që meriton prangat. Një ndër akuzat që i janë bërë edhe nga protestues jashtë godinës ka qenë mbështetja për ish-diktatorin kilian, Augusto Pinochet në vitet ’70 që mendohet se ka burgosur 80 mijë kundërshtarë politikë dhe ka vrarë 3000 të tjerë.

Ke gjak në duart e tua. Çfarë mendon për popullin e Kilit?” kanë qenë disa nga thirrjet.

Kissinger është një ndër figurat më të njohura të shërbimit publik amerikan të sheklullit të kaluar dhe një ndër diplomatët më në zë. Ai është figurë kyçe e afrimit të SHBA me Kinën në vitet ’70, në zhvillimin e luftës në Vietnam si dhe në situatën e preciptuar në Azinë Juglindore në përgjithësi falë ndërhyrjes amerikane. Një figurë që ndan opinionin publik, ai është cilësuar si cinik, ndonëse realizmi i tij i ftohtë, çka e mbështet edhe si drejtim në politikën e jashtme, shpesh ngatërrohet me cinizmin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne