Në deklaratën përfundimtare të samitit të mbajtur në Hagë, vendet anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin ndjeshëm investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas dokumentit zyrtar, “aleatët zotohen të investojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor në nevojat themelore të mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me sigurinë deri në vitin 2035”.
Ky angazhim shënon një nivel të ri të përkushtimit përballë sfidave në rritje të sigurisë ndërkombëtare dhe vjen në përputhje me nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit, që nxit vendet anëtare të forcojnë kapacitetet individuale dhe kolektive të mbrojtjes.
Për NATO-n, ky është një sinjal i qartë për përforcimin e qëndrueshmërisë ushtarake në dekadën e ardhshme./BW