Sandri si ministër “katolik” dhe një ngatërresë për shkak të emrit

Emerimi i Sander Lleshit per te zevendesuar ministrin e brendshem te dorehequr tregoi se :

1- Katoliket vazhdojne te jene kommuniteti me i pa perfaqesuar ne qeverisjen e vendit 
2- Shqiptaret jane tolerante fetare, (apo nuk bejne dallime krahinore), deri ne momentin kur nuk shfaqet Tepsia e pushtetit.

(Nuk po flas nese Lleshi ka apo jo kostumin politik dhe prejardhjen e Xhafes dhe si mund te kryeje ai detyren qysh ne ditet e para ku pritet me interes reagimi tij kunder grupeve kriminale te lidhur me pushtetin).

Perpara se te komentoni pro ose kunder ( sic bejne shpesh shume persona), ju ftoj te ndiqni argumentimin tim modest dhe shkurter vetem te dy perfundimeve te mesiperme.

1- Sapo doli lajmi, nje lume njerezish kryesisht katolike dhe mirditore, folen me superlativa per kete emerim dhe shume prej tyre qellimisht theksuan katolicizmin e gjeneralit. Madje, mbeshtetje pati edhe nga personazhe qe jane te njohur per rreshtimin apo kundershtine ndaj PS dhe Rames.
2-Qysh ne qeverisjet e Enver Hoxhes, njerezit flisnin per perjashtimin nga drejtimi, kryesisht te Veriut te Shqiperise. Me pas, eshte shume e njohur perpjekja e Sali Berishes per te pasur qeveri te perfaqesuar nga te gjithe si nga pikepamja krahinore, ashtu edhe ajo fetare. Kjo do te thote se pavaresisht kapaciteteve, kriter i rendesishem per pushtetin ishte feja dhe krahina. E njejta gje nuk mund te thuhet per qeverite e se majtes, te cilat nuk kane qene aq te kujdesshme ne kete aspekt. Prandaj eshte gjithe ky reagim ndaj Sander Lleshit.

Dhe per ta mbyllur pak me humor meqe eshte e diele dhe prag Halloween; ndoshta gjithe ky kundershtim ndaj Sander Lleshit nga persona qe nuk e njohin, erdhi per shkak se shume e ngaterrojne me Sander Frangajn. Pra, ata nuk duan qe KLANI te behet pjese e qeverise 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne