Sanksionet e Amerikës kundër Rusisë, bëhen për ta larguar Rusinë nga tregjet botërore

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se qëllimi i Amerikës me sanksionet kundër Rusisë është që ta largojë këtë vend nga tregjet botërore.

Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi se sanksionet e Uashingtonit kundër Moskës, zbatohen me qëllim të dëbimit të Rusisë nga tregjet botërore të armëve dhe të energjisë. Lavrov në takim me anëtarët e Unionit të Tregtisë së Evropës në Moskë shtoi se Uashingtoni me pretekst të përballjes me kërcënimin e Rusisë, po bënë përpjekje që vendet evropiane t’i detyrojë për të shtuar buxhetin ushtarak të tyre. Amerika synon të ushtrojë ndikim negativ mbi zbatimin e projekteve të përbashkëta të Rusisë dhe Evropës në sektorin e energjisë dhe në një farë mënyre ta dëbojë Rusinë nga tregjet e energjisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne