Opinion

Sanksionet kundër Rusisë mund të rrisin largësinë BE-SHBA

ERDAL TANAS KARAGÖL

Sanksionet kundër Rusisë nisën nga SHBA-të dhe vendet e Europës bashkë me aneksimin e Krimesë. Dhe gjithashtu problemet e përjetuara më pas me Ukrainën kanë sjellë sanksionet deri në ditët e sotme. Kriza e gazit natyror në vitin 2006 që është kriza e parë e përjetuar mes Rusisë dhe Ukrainës ishte shkaktuar nga linjat e tubacionit të cilat kalojnë nga Ukraina dhe që mundësojnë transportimin e gazit natyror rus në vendet e BE-së. Pavarësisht se mosmarrëveshjet politike shihen si çështja kryesore e shkakut të krizës së dytë Rusi-Ukrainë e cila nisi në viitn 2009, gjithashtu në themelin e kësaj krize qëndron sërish çështja e energjisë. Vendet e BE-së nisën të tregoheshin më stregjik në marrëdhëniet me Rusinë pas kësaj periudhe duke vërejtur se çfarë krizash mund të shkaktonte ndërprerja e gazit natyror sidomos në një periudhë kur kishin nevojë.

Teksa gjatë periudhës së presidencës Obama marrëdhëniet patën një bllokim serioz mes dy vendeve u prit që këto tensione të pakësoheshin në periudhën e Trump-it. Nga ku edhe tregues i kësaj çështjeje janë edhe hetimet për pohimet se Trump ka bashkëpunuar me Rusinë në periudhën e zgjedhjeve. Gjithashtu Trump gjatë fushatës presidenciale nuk ka ngurruar të shprehë admirimin e tij për Putinin madje se do të mendonte edhe për heqjen e sanksioneve që SHBA-ja zbaton kundër Rusisë. Ndërsa Putin ka qenë një nga liderët e parë që ka uruar Trumpin i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Ndërsa në anën tjetër emërimi i CEO-s së Exxon Mobil, Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit i cili ka marrëdhënie të afërta me kreun e kompanisë gjigande ruse të naftës Rosneft, Igor Sechin mund të shihet si një lëvizje që Trump e ka zhvilluar për të rregulluar marrëdhëniet me Rusinë. Në të njëjtën kohë Trump ka thënë se dëshiron të bëjë marrëveshje me Putinin për arritjen e një fitoreje kundër DEASH-it në Lindjen e Mesme.

Krahas këtyre deklaratave se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve dhe hetimet e nisura më pas i dhanë një goditje të rëndë marrëdhënieve me Rusinë për të cilat Trump shpresonte në rregullimin e tyre. Sanskionet e shkaktuara nga kriza e përjetuar me Ukrainën dhe të cilat bashkë me BE-në vazhdohen kundër Rusisë i kanë vendosur edhe më tej ato në një rrugë pa krye. Gjë të cilën e kemi vërejtur edhe me vendimin e marrë nga Senati amerikan. Por, fakti që nga vendimi i fundit i marrë do të ndikojë edhe mbi kompanitë europiane ka shkaktuar reagime duke u konsideruar si një veprim i papritshëm për vendet e BE-së.

Sipas këtij vendimi të marrë sanksionet të cilat do të përfshijnë edhe kompanitë europiane si (Shell, Engie dhe OMV) të cilat ofrojnë financime për tubacionin e gazit natyror Rrjedha Veriore 2 e planifikuar të transportojë gazin natyror rus në Europë nëpërmjet Gjermanisë nuk është pranuar kryesisht nga zyrtarët gjermanë dhe austriakë.

Qëndrimi i Gjermanisë i rëndësishëm

Gjermania duket se mbështet Rrjedhën Veriore 2 për të ardhmen e gazit rus, teksa BE-ja e cila për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji ka hyrë në kërkime për burime dhe tregje alternative për të pakësuar varësinë e gazit natyror nga Rusia. Ashtu siç dihet me këtë linjë gazi rus do të mbërrijë në Gjermani nën Detin Baltik duke anashkaluar Ukrainën. Do të ndikojë negativisht në ekoniminë e Gjermanisë një problem i mundshëm që mund të përjetohet në sigurimin e gazit i cili ofron kontributin më të madh në prodhimin industrial. Ndërsa do të ndikojë drejtpërdrejt mbi ekonominë e BE-së një problem që mund të përjetojë Gjermania e cila përbën afërsisht një të tretën e konsumit total të gazit të Europës.

Ka parashtruar reagimin e saj përballë këtij vendimi Gjermania e cila përpiqet të tregohet e kujdesshme në të gjitha rrethanat për të mbrojtur integritetin e BE-së. Kancelarja gjermane Merkel ka kundërshtuar këtë vendim të marrë dhe ka njoftuar se vendimi do të dëmtojë sigurinë e kërkesës për energji të Europës.

Reagimi i Rusisë kundër vendimit

Vendimi i marrë nga Senati Amerikan dëshiron të thyejë fuqinë e monopolit të Gazpromit. Sepse kjo lëvizje do të shkaktojë edhe më shumë dëme kundër Gazpromit i cili po dëmtohet për shkak të sanksioneve dhe çmimet në rënie të naftës. Teksa vërehen përmirësime në marrëdhëniet me Rusinë në periudhën e Trumpit në krahasim me periudhën e Obamës ku sanksionet vazhdonin relativisht pa tolerim vihet në dukje se hetimet në lidhje me zgjedhjet kanë kthyer në favor të Rusisë procesin. Senati duke rregulluar kuadrin ligjor të sanksioneve ka eliminuar mundësinë që vendimet e Trumpit të kthehen në favor të Rusisë e cila ka vendosur mënjanë shpresën e rritur me Trump. Ndërsa në situatën aktuale dy vendet vazhdojnë në mënyrë të ashpër të kundërshtojnë njëra tjetrën nëpërmjet luftës së Sirisë.

SHBA dëshiron të marrë pjesën e saj në eksportet e energjisë

SHBA e cila që nga viti 2014 e deri më tani bashkë me BE-në zbaton sanksione kundër Rusisë pas ankesimit të Krimesë dhe për shkak të problemeve që vazhdojnë me Ukrainën nga njëra anë dëshiron të pakësojë rëndësinë e Rusisë në tregun e energjisë të BE-së. SHBA-ja e cila për vite me radhë e përballon nevojën e energjisë me import në vitet e fundit ka nisur të jetë një vend eksportues i energjisë kryesisht bashkë me gazin e gurit. Në këtë kontekst ajo duhet të gjejë tregje të reja për të eksportuar naftën dhe gazin natyror që prodhon.

SHBA e cila e ka të pamundur të ndërtojë linja tubacioni në shumë vende për shkak të pozicionit të saj gjeografik është duke rendur që këto eksporte t’i realizojë nëpërmjet anijeve duke e lëngëzuar gazin natyral në LNG. Kërkimi i alternativave për pakësimin e varësisë të tregut europian në gazin natyror rus e bën të pashmangshme që SHBA t’i drejtohet këtij tregu.

SHBA e cila në vitin 2016 ka rritur në 4.4 miliardë metër kub eksportimin e LNG-së i cili në vitin 2015 ka qenë 0.8 miliardë metër kub, në rast se në vitin 2017 arrin të gjejë tregje të reja ajo do të mund të shumëfishojë këtë sasi. Ende nuk është qartësuar në krizën e përjetuar së fundmi në Gji roli i SHBA-ve e cila kërkon pjesën e saj në tregun europian ku Katari për vitin 2016 ka zënë vendin e parë në eksportin e LNG me 104.4 miliardë metër kub.

Gjithashtu bashkë me këtë nuk duhet të lexohet ndryshe marrja e vendimit për zbatimin e sanskioneve për kompanitë europiane që financojnë projektin e tubacionit të Rrjedhës Veriore 2 që do të sigurojë eksportimin e gazit në Europë nëpërmjet Gjermanisë. Në këtë kuptim arsyeja themelore pas këtij vendimi që SHBA-ja ka marrë duhet të shihet se SHBA e cila ka nisur të jetë vend eksportues në energji dhe për të rritur eksportet e LNG-së dhe gazit natyral dëshiron të marrë pjesën e saj në tregun europian.

Ndikimi i vendimit në marrëdhëniet SHBA-BE

Ndikimi në eksportin e LNG-së si pasojë e krizës që Katari eksportuesi më i madh në botë i LNG ka përjetuar, dhe vendimi i marrë për sanksione ndaj Rrjedhës Veriore 2 do të bëjë sigurisht që SHBA-ja të rrisë sasinë e saj të eksportit. Por, sanksionet e zbatuara bashkë me BE-në kundër Rusisë për shkak se do të reflektojnë edhe tek kompanitë europiane të energjisë kanë shkaktuar një shqetësim edhe brenda vendeve të rajonit. Reagimi pa vonuar ndaj këtij vendimi të marrë nga Gjermania e cila është një nga ekonomitë më të mëdha të BE-së dhe e cila kryen eksportin më të madh të gazit natyror nga Rusia pritet që së fundmi të ndikojë negativisht në marrëdhëniet SHBA-BE.

Erdal Tanas Karagöl i cili është pedagog në Departamentin e ekonomisë në Fakultetin e Shkencave Politike në universitetin Yıldırım Beyazıt, në të njëjtën kohë zhvillon punime për ekonominë edhe tek Fondacioni për Studime Politike, ekonomike dhe Sociale (SETA)./ AA

OPINIONE