Së shpejti me Kod të ri Penal, Gjonaj: Brenda vitit e çojmë në Kuvend, do të jetë me standardet e BE-së

Ministria e Drejtësisë ka hartuar një Kod të ri Penal, i cili pritet të dorëzohet në Kuvend brenda këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se Kodi është hartuar nga një grup ekspertësh të drejtuar nga ish-kryeprokurori Arben Rakipi.

Mes të tjerash, ministrja Gjonaj tha se Kodi i ri synon të jetë me efekte afatgjata.

“Besoj që ky Kod do të jetë një ndër projektet më të diskutuara për rëndësinë që mbart. Planifikojmë që brenda këtij viti kjo nismë të shkojë në Kuvend si nismë e qeverisë dhe më pas t’i nënshtrohet procedurës parlamentare. Projekti për Kodin e ri Penal do t’i nënshtrohet një diskutimi intensiv në muajt tetor-nëntor, pasi qëllimi është që të kemi një kod modern në përputhje me standardet e BE. Synojmë të kemi një Kod Penal të qëndrueshëm ndër vite”, u shpreh ministrja./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne