Ç’na jepni me një dorë, na e merrni me tjetrën!

Nga Artan Fuga

Ju lutem pak më korrektë kur arsyetoni ekonomikisht!

Unë e kuptoj, Kapitalin e Marksit nuk e keni lexuar, i vështirë shumë ai, ju dhemb koka, por as Rikardon, lëre pastaj Kejnesin, ose po të doni Walrace, a Hayek!

Dakord, lexoni “Ushtarin e mirë Shvejk”! Por mos na thoni lemerira që nuk ka dashamirës që i ha!

Rrit pagën? Kjo është pa kuptim fare në ekonomi o shokuuuuuu! Se nëse lekët që m’i jep për pagë a pension, a për fakirllik, po qe se m’i merr me dorën tjetër, më ke rrejt dhe më ke shujt!

“Paguanë taksa, tri herë më shumë oligarkët” – thotë! Po ja mo shok e ke thënë vetë, di ekonomi apo ia fut kot?! Domethënë kanë fituar së paku tre herë më shumë!

Edhe kur ul taksën si premton, mirë ma ul, por ama mos thuaj se do të ul edhe Buxhetin Publik, se pastaj ma nxjerr nga hunda!

Kategoritë e ekonomisë janë një sistem në ekuilibër dhe nuk raportohen kështu, sepse kthehen në propagandë për idiotët pastaj!

Mos na ofendoni si idiotë kështu se nuk ka pikë lezeti!

Ja e thotë kaq me mjeshtëri edhe Klotilda Kola te projekti “TikTok corruption Albania”, i ndërmarrë nga MediaLook Center, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim!

M’i jep lekët dhe pa i marrë akoma, m’i rrëmben me dorën tjetër dhe më le në shi, se më thua “paguaj drita, ujë, ilaçe, shkolla etj” dhe ne si qytetarë, na rroftë paga që na rrit a taksa që na ul a ku e di unë!

Ju lutem, na merrni seriozisht se përndryshe as mos prisni të hedhim votat tona!

I grisim publikisht nga tarraca e pallatit dhe i hedhim si shi letrash në rrugë!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne