Seanca konstituive, Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme konstituive, Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi emrin e saj për kryetare të Kuvendit.

Ajo mori 62 vota pro, 16 kundër, ndërsa 13 veta abstenuan.

Haxhiu, e cila ushtron edhe postin e presidentes në detyrë nga 5 prilli, do të vazhdojë të mbajë këtë detyrë deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Albulena Haxhiu ishte kryetare e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.
/panorama

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne