Seanca për Shullazin, policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda

 

Do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Seanca është parashikuar të nisë në orën 9:00 ndërsa shteti përfaqësohet nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela.

Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani. Ndërsa emrat e dy prokurorëve të tjerë pritet të bëhen publikë në nisje të seancës.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka masa sigurie të pazakonta. E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth.

Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne