U gjet i vdekur brenda apartamentit, identifikohet viktima

Identifikohet viktima e zjarrit në Tiranë. Ai është 60-vjeçari Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Për më tepër ai vuante nga një sëmundje e rënde dhe për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur.

Zjarri ra rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm afër shkollës “Besnik Sykja”, në një apartament në katin e tretë. Policia e zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë ku dhe bënë evakuimin e banorëve, për të shmangur një tragjedi. Policia u ka dhënë ndihmë dy banorët të këtij pallati, pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne