Basha: Ditmir Bushati në përgjimet me bandën e ‘Bajrit’

Pas deputetit demokrat Edi Paloka, edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, akuzon ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se ndodhet në përgjimet me bandën e Bajrëve

Në emisionin “Open”, Basha thotë se makinat e blinduara të Bajrave ishin badigartë të Bushatit në fushatë.

Kreu i opozitës gjithashtu shprehet se Bushati vendosi marrëdhënie me Bajrët falë ndërmjetësinë se Pëllumb Gjikës.

“Sot bandat bëjnë ligjin. Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të bajrave ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjikës dhe tq tjerëve Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrët. Dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë në këmbim për tju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrat? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës ? Çfarë falenderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrat?,” tha Basha.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne