Turqia hap ambasadën e saj në Paraguai

Turqia, e cila përfundoi procesin ligjor për hapjen e ambasadës në kryeqytetin Asuncion të Paraguait, si ambasadore në këtë vend emëroi Armagan Inci Ersoy.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se në kuadër të politikave të iniciativave të ndërmarra ndaj vendeve të Amerikës Latine dhe zonë së Karaibeve, janë hedhur hapat në drejtim të rritje së kontakteve dhe bashkëpunimit me Paraguain.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në kuadër të punimeve të Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, është takuar me homologun e tij paraguaian, Luis Alberto Castiglioni.

“Gjatë takimit është konfirmuar vullneti politik reciprok në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Paraguait. Turqia ka përfunduar procedurat e nevojshme ligjore për të hapur Ambasadën e saj në Asuncion dhe ka caktuar Armagan Inci Ersoy si ambasadore të parë. Gjithashtu pritet që Paraguai të përfundojë së shpejti procedurat e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë ministri Mevlut Çavusoglu në kuadër të punimeve të Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, është takuar me homologët e tij paraguaian, Luis Alberto Castiglioni, atë nga Lesoto, Lesego Makgothi dhe homologun gjeorgjian, David Zalkaliani.

Çavusoglu pas takimit me homologun paraguaian bëri një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

“Tani fillon një periudhë e re në marrëdhëniet tona me Paraguain, njëra prej vendeve të shquara të Amerikës Jugore, ne po i hapim në mënyrë reciproke ambasadat tona”, shkroi Çavusoglu.

Në anën tjetër burimet diplomatike bëjnë të ditur se Turqia do të hapë ambasadën e saj edhe në Lesoto, ndërkaq nga kjo e fundit u konfirmua vendimi i Turqisë.

Ndërsa Çavusoglu bëri të ditur se edhe takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, David Zalkaliani ka qenë shumë produktiv.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne