Basha: Rama, i përfshirë në idenë e rrezikshme për destabilitetin e Ballkanit

Lideri i PD-së Lulzim Basha ka folur për çështjen e Kosovës dhe mundësinë e shkëmbimin të territoreve me Serbinë, duke akuzuar kryeministrin Rama si të përfshirë  në  idenë e rrezikshme që cënon stabilitetin e Ballkanit.  I ftuar në emisionin ‘Open’, Basha tha se Rama dhe Vuçiç  janë përgjegjës dhe sot po mundohen përmes lobingjeve të kryejnë këtë akt i cili destabilizon Ballkanin dhe dëmton palcivisht interesat e Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Pra në këtë pikëpamje edhe si njeri që e kam ndjekur Kosovën politikisht, si ministër i jashtem, si njeri që kam punuar kater vjet në Kosovë dhe e ndjek në mënyrë të përditshme cdo zhvillim atje mund t’ju them se Edi Rama është po aq i përfshirë sa Aleksander Vuçiç në idenë e rrezikshme të ndryshimit të kufijve. Kjo është arsyeja pse nuk është shprehur. Këtë po e bën për interesat e veta politike për të  eksportuar vëmendjen nga qeverisja e tij e dështuar diku tjetër ndërkohë që shpreh bindjen që ky plan ka martë fund dhe vëmendja e gjithë shqiptarëve duhet të përqendrohet në një qëndrim unik. Kemi imponuar një qëndrim parimor të komunitetit ndërkombëtar kundër shkëmbimit të territoreve dhe të bëjmë të njëjtën gjë për mos lejuar bosnjezimin e Kosovës, pra për të ruajtur formën unitare të qeverisjes në Kosovë, për të  mos lejuar kompetencat ekzekutive te Zajedicës sepse kjo do ishte po kaq e dëmshme sa shkembimi i territoreve”, u shpreh Basha.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne