Platforma antimafia, Basha: Do çlirojmë ekonominë

Kryetari i Partisë Demokratike lulzim Basha ka reaguar pas nismës që opozita mori për platformën antimafia. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Basha thekson se nëpërmjet kësaj platforme do të evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione dhe leje.

“Shqipëria ndodhet sot e mbërthyer nga një krizë ekonomike, politike dhe morale.
Për të dalë nga kjo gjendje e padurueshme, paraqitëm sot platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, nëpërmjet së cilës do evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione, leje etj.
Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë vendit dhe sipërmarrjes frymëmarrjen e munguar, dhe shqiptarëve mundësi për punësim dinjitoz dhe jetë më të mirë”, shkruan Basha.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne