Sejko pranon regresin, ekonomia ngadalëson ritmet

Shqipëria ka ulur prodhimin. Banka e Shqipërisë ka konstatuar një ekonomi të ngadalësuar në periudhën e fundit të vitit 2018-ë, por edhe në dy muajt e parë të këtij viti.

Guvernatori i bankës qëndrore Gent Sejko tha se rënia e prodhimit të energjisë elektrike dhe ulja e fuqisë eksportuese të Shqipërisë do të japë një efekt frenues në rritjen e prodhimit kombëtar vendas.

“Rritja ekonomike është ngadalësuar për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike. Ngadalësim pritet edhe për dy muajt e parë të këtij viti për shkak të rënies së eksporteve në energji dhe në disa sektorë të tjerë”-deklaroi guvernatori. Megjithatë sipas Sejkos, ngadalësimi i rritjes ekonomike nuk vlerësohet se do të ndikojë trendet afatmesme të rritjes. Në kombinimin edhe me tkurrjen e investimeve të huaja, ku “nderin” në shifra e ka ruajtur gazjellësi TAP,  parashikimet duken të zymta pamvarësisht optimizmit të Sejkos.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne