Sekretet e errëta të Kishës Katolike: Si abuzojnë seksualisht me murgeshat, priftërinjtë dhe heshtja shurdhuese për përdhunimet

Kisha konsiderohet si vendi i Zotit, por shumë priftërinj e kanë përdhosur atë me abuzime të ndryshme, më të rëndat prej të cilave, janë ato seksuale.

Një rast i tillë vjen nga India, ku murgeshat thuhet se janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë, për vite me radhë.

Dhe çfarë është më e keqja, drejtuesit e lartë nuk kanë bërë asgjë për ta parandaluar këtë gjë.

Në të gjithë Indinë, murgeshat flasin për priftërinj që futën në dhomat e tyre të gjumit dhe të priftërinjve që iu bëjnë presion për miqësi të ngushta intime dhe seks.

‘Ishte i dehur,’ tha një murgeshë, duke filluar historinë e saj.

‘Nuk di si të thuash jo’, tha një tjetër.

Murgeshat flasin për përdhunime të përsëritura, dhe për një hierarki katolike që nuk bëri shumë për t’i mbrojtur ato.

Vatikani ka qenë prej kohësh i vetëdijshëm për murgeshat që abuzohen seksualisht nga priftërinjtë dhe peshkopët në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe Afrikë, por ka bërë shumë pak për ta ndaluar këtë, njoftoi Associated Press vitin e kaluar.

Tani, AP ka hetuar situatën në një vend të vetëm – Indi – dhe zbuloi një histori të gjatë dhjetëvjeçare të murgeshave që duronin abuzime seksuale nga brenda kishës.

Murgeshat përshkruan në detaje presionin seksual që ato duronin nga priftërinjtë, dhe pothuajse dy duzina njerëz të tjerë – ish murgesha, priftërinj dhe të tjerë – thanë se kishin njohuri të drejtpërdrejta për incidente të tilla.

Megjithatë, shkalla e problemit në Indi mbetet e paqartë, e mbuluar nga një kulturë e fuqishme e heshtjes.

Shumë murgesha besojnë se abuzimi është i zakonshëm.

Pothuajse asnjë nuk flet, dhe shumica flasin vetëm me kusht që të mos identifikohen.

Por këtë verë, një murgeshë indiane foli hapur.

Kur ankesat e përsëritura ndaj zyrtarëve të kishës nuk sollën përgjigje, murgeshja 44-vjeçare paraqiti një ankesë në polici kundër peshkopit që mbikqyrte rendin e saj fetar, duke e akuzuar për përdhunimin e saj 13 herë gjatë dy viteve.

Menjëherë pas kësaj, një grup nisi një protestë publike dy javore në zemrën katolike të Indisë, duke kërkuar arrestimin e peshkopit.

Ishte një veprim i paparë, duke ndarë komunitetin katolik të Indisë.

Brenda manastirit të akuzës në shtetin rural Kerala, ajo dhe murgeshat që e mbështetën atë tani janë të izoluara nga motrat e tjera, shumë prej të cilëve këmbëngulin se peshkopi është i pafajshëm.

“Disa njerëz po na akuzojnë se po punojmë kundër kishës.

Ata thonë, ‘Ju adhuroni Satanain,’” tha një mbështetës, Motra Josephine Villoonnickal.

“Por ne duhet të ngrihemi për të vërtetën”, vijoi ajo.

Villoonnickal ka qenë një murgeshë për 23 vjet, duke u bashkuar me kishën kur ajo ishte një adoleshente.

Ajo tallet me idenë, se ajo dëshiron të dëmtojë kishën.

“Ne duam të vdesim si motra,” tha ajo.

Një murgeshë tjetër, e cila flet në kushte anonimiteti, tregon rastin e saj tronditës, kur ishte një vajzë e re dhe kishte vetëm pak kohë si murgeshë.

Një natë, një nga priftërinjtë u kthye vonë nga shërbesa në një lagje, pas orës 21:30, dhe trokiti në dhomën e saj.

“Më duhet të ulem”, tha ai, kur ajo hapi derën, duke këmbëngulur se donte të diskutonte për jetën e saj shpirtërore.

Ajo mund të nuhaste alkoolin.

“Nuk jeni mirë. Unë nuk jam gati të të takoj”, i tha ajo.

Por prifti e detyroi të hapë derën.

Ai u përpoq ta puthte.

Ai kapi trupin e saj, kudo që të mundte.

Duke qarë, ajo e shtyu atë përsëri, aq sa për ta rrëzuar dhe të mbyllte derën.

Nuk ishte përdhunim. Ajo e di se mund të kishte qenë shumë më keq.

“Ishte një përvojë kaq e tmerrshme”, tregon ajo.

Ajo i tregoi udhëheqjes së saj dhe shkoi edhe një letër anonime, por për priftin në fjalë nuk u mor asnjë masë dhe ai vazhdoi i qetë akrrierën si prift.

Ajo kishte shumë frikë për ta sfiduar atë hapur.

“Nuk mund ta imagjinoj dot atë qëndrim. Ishte shumë e frikshme”, tha ajo.

Historia katolike është e mbushur me gra që u martirizuan në pastërtinë e tyre: Shën Agatha kishte thyer shumë zemra me refuzimin për martesë; Shën Lucy ishte djegur gjallë dhe therur në fyt për të mbrojtur virgjërinë e saj; Shën Maria Goretti ishte 11 vjeçe kur u vra nga një burrë që u përpoq ta përdhunonte.

Shumë murgesha thonë se një motër që pranon një përvojë seksuale – madje edhe nëse është e detyruar – përballet me rrezikun e izolimit brenda rendit të saj dhe ndoshta edhe dëbimit.

“Nuk jeni e sigurtë nëse do të mbaheni në kongregacion, sepse ka shumë të bëjë me betimin tuaj të dëlirësisë”, tha motra Shalini Mulackal.

Në të njëjtën kohë, priftërinjtë shihen si përfaqësues të gjallë të Krishtit.

Duke iu bindur atyre, për murgeshat është një gur themeli tjetër i besimit katolik.

Por priftërinjtë kanë abuzuar shpesh me këtë.

Një prej murgeshave kujton eksperiencën e saj, kur ishte ende adoleshente.

Në kishën e tyre shkoi një prift i vjetër nga Goa, një ish-koloni portugeze.

Ndërsa shkoi në lavanderi për t’i larë rrobat, ai e kapi atë me zor dhe dhe filloi ta puthte.

Në fillim, ajo nuk kishte idenë se çfarë po ndodhte.

“Të gjitha puthjet po vinin këtu”, tha ajo, duke u drejtua nga gjoksi i saj.

Konfuzioni i asaj dite është ende i qartë në fytyrën e saj:

“Isha e re. Ai ishte nga Goa. Unë jam nga Kerala. Në mendjen time isha duke u përpjekur të kuptoj: A është kjo mënyra që Goanët puthin?”

Ajo e kuptoi shpejt se çfarë po ndodhte, por nuk mund t’i shpëtonte përpjekjes së tij të ashpër.

Ajo gjithashtu nuk mund të thërriste për ndihmë:

“Unë nuk mund të bërtisja. Ai ishte një prift.

Unë nuk doja ta fyeja atë. Unë nuk duhet ta bëja atë të ndihej keq”, tha ajo.

Kështu që ajo e shtyu veten larg prej tij, derisa të dilte nga dera.

Por, si murgeshë që luftoi kundër priftit të dehur, ajo nuk bëri asnjë ankesë zyrtare.

Një ankesë kundër një prifti nënkupton një akuzë kundër dikujt më të lartë në hierarkinë e kishës.

Kjo do të thotë të rrezikosh reputacionin tënd dhe reputacionin e rendit tënd.

Ndaj dhe abuzimet kanë vijuar për dekada me radhë. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne