Shqiperia

Tiranë, ndalohen dy pronarë të lojërave të fatit. Nuk kishin mbyllur aktivitetin

Pas hyrjes në fuqi të ligjit për mbylljen e lojërave fatit, duket se jo të gjitha subjektet e kanë zbatuar atë. Policia e Tiranës njofton se dy subjekte nuk e kanë zbatuar ligjin duke vazhduar aktivitetin. Për këtë arsye, janë proceduar penalisht dy pronarët e tyre.

Më konkretisht, policia sqaron se janë ndjekur penalisht shtetasit T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit si dhe E.B., pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”.

“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”, njofton policia.

OPINIONE

INTERVISTA