Selman El Auda gjendet 300 ditë prapa hekurave të burgut

nga Mohamed al-Najjar

“Kanë kaluar më shumë se 300 ditë nga koha kur babai im, shejh Selman al Avda gjendet prapa grilave. E kanë mbyllur në qeli, e kanë shqetësuar, ia kanë parandaluar gjumin një periudhë të gjatë, e kanë lidhur dhe e kanë trajtuar shumë keq. Një ditë do ta hapim këtë çështje”, janë fjalët e djalit të Selmanit, i cili e përmblodhi tregimin për burgosjen e babait të tij dhe dhjetëra të burgosur tjerë të cilët kanë përfunduar prapa grilave në ”Mbretërinë e heshtjes”.

Rasti i dijetarit të njohur saudit Avdës është vetëm njëri në vargun e burgosjeve të shumta të cilët janë zbatuar në Arabinë Saudite që kur verën e kaluar erdhi në pushtet princi Muhamed bin Selman. Në valën e burgosjeve e cila e ka kapluar Arabinë Saudite janë arrestuar ligjëruesit dhe islamikët, pastaj princat dhe biznesmenët, ndërsa vala e njëjtë i ka përfshirë edhe aktivistët të cilët i përkasin rrymave liberale në shoqëri.

Dr.Selman al Avda është burgos në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, kur në rrjetin social Twitter publikoi lajmin me të cilin shprehej optimist për shkak të thirrjes telefonike të emirit të Katarit, sheik Tamim bin Hamad al Thani drejtuar trashëgimtarit të fronit saudit, Muhamed bin Selman, që ishte arsye e mjaftuar që dijetari mysliman saudit të përfundoj në burg, në të cilin qëndron akoma qe plot 10 muaj. Ky dijetari i shquar në shtator ka postuar në Twitter.” Le të bashkojë Zoti zemrat e tyre për të mirën e popujve të tyre”.

Në atë kohë pushtetarët saudit zbatonin arrestime masive të dijetarëve, ligjëruesve, gjyqtarëve, profesorëve universitar, pa kurrfarë akuza ose nxjerrje para gjyqit. Situata ishte pak më ndryshe me rastin e arrestimeve të dhjetëra princave dhe biznesmenëve në muajin nëntor. Shumica e tyre është lëshuar në liri pasi që kanë hjek dorë nga një pjesë e pasurisë së tyre, mjeteve financiare dhe kompanive.

Llogaria e Twitterit me emërtim Të burgosurit e ndërgjegjes e cila merret me shënimet statistike për burgosjet në Arabinë Saudite, thekson se 85 persona në mbretëri janë arrestuar për shkak të shprehje së mendimit të tyre. Përveç dijetarit Selman al Avdës, në mesin e burgosurve më të shquar të ndërgjegjes janë edhe Avad al Karni, Alia al Omeri, Muhamed Salih al Munaxhid, Muhamed Musa al Sherif, eksperti ekonomik Esan al Zamil, doktor Rokeja Muhareb, aktivistët Loujain al Hathlul, Eman al Nafjan, Aziza al Jusuf dhe Ajsha al Marzuk.

Në listën e personave të burgosur janë gjet edhe emra e personave të cilët janë në gjini me të burgosurit ose persona për të cilin pushtetarët saudit kanë shpall fletë arreste ndërkombëtare sikurse që janë nëna dhe vëllau i aktivistit Abdullah al Gamidi, të cilët gjenden jashtë vendit. Krahas kësaj liste, aktivistët në rrjetat sociale kanë publikuar emrat e të burgosurve të cilët ishin anëtarët e Shoqatës saudite për drejtat qytetare dhe politike HASEM, edhe pse shumë prej tyre nuk kanë lidhje me këtë shoqatë, të cilët kanë ndërprerë aktivitetet një kohë të gjatë. Në listë gjenden edhe ata të cilët janë dënuar me burg për shkak të shprehjes së qëndrimeve të tyre duke përfshirë edhe gazetarin e njohur Saleh al Shehri i cili është dënuar me 5 vite burg pasi që ka shkruar për korrupsionin në divanin mbretëror.

Para dy ditësh aktivistët në Twitter kanë publikuar fushatën me emërtim #premte_të burgosurit 3, duke shënuar në atë mënyrë 300 ditë nga fillimi i aksionit të burgosjeve në Arabinë Saudite dhe të përkujtojnë tregimet jetësore dhe kushtet në të cilin gjenden këta të burgosurit. Shfrytëzuesit e Twitterit me postimet e tyre nën këtë hashtag kanë përkujtuar në gjendjen shëndetësore të burgosurve dhe vendosjen e tyre në qeli. Vëmendje të posaçme ka sjell postimi i Maha al Kahtani lidhur me gjykimin e bashkëshortit të tij, aktivistit saudit Muhamed al Kahtani.

“Gjykatësi Hamad al Omer, i cili e ka dënuar me burg anëtarët e HASEM-it, duke përfshirë edhe bashkëshortin tim, thotë: ”Më falni, dënimi ka ardhur prej së larti. O Zoti im, kush dhe në cilin mënyrë kërkon falje? Gjykatës i padrejtë, Ju do të duhej të dini se sa padrejtësi dhe dëm keni sjell personave të tillë, familjeve të tyre dhe të gjithë atyre të cilët i mbështesin”, ka shkruar Maha al Kahtani.

Në twitin tjetër, të cilin e ka postuar Sahara l Afifi shkruan:”Sot është #premte_të burgosurit3. Duhet të përkujtojmë bashkëqytetarit tanë më të mirë të cilët kanë sakrifikuar veten për shkak neve dhe lirisë sonë. Historia do të kujtojë Selman al Avdën, Muhamed al Bejadin, Halid al Omerin, Abdullah al Hamidin, Vali dal Abulhair, Lujain al Hathlul… dhe një listë e gjatë emrash”.

Aktivisti Abdullah al Gamidi shtron pyetjen pse familjet e të burgosurve heshtin.” Pyetjet dhe kërkesat e të burgosurve janë:”Kur do të reagojnë kushërinjtë dhe miqtë tanë për të na nxjerr dhe shpëtuar nga burgu i diktatorit? A janë gjinia dhe miqësia të rëndësishëm vetëm në mirëqenie? A po ju pengon padrejtësia e cila na është shkaktuar. Ju lutemi, qohuni nga pluhuri dhe shpallni lindjen e një epoke të re. Shembni dyert e burgjeve dhe nxjerri njerëzit nga to!”.

Porosia e Twitterit nën emërtimin Të burgosurit e ndërgjegjes ka postuar disa informata për Komisionin për drejtat njerëzore në këtë shtet:” Për ata të cilët nuk janë të udhëzuar, Komisioni do të duhej, që vet emri i tyre thotë, të përpiqet të luftojë për drejtat njerëzore në Arabinë Saudite. Mirëpo, ai vetëm pranon ankesat e familjarëve të burgosurve dhe nuk bën kurrgjë lidhur me këtë çështje. Nuk përgjigjet bile as në kërkesat të cilët gjenden në ato ankesa. Në shtetin në të cilin sundon paligjshmëria plotësisht është normale të ekziston një komision formal i tillë.

Në kontekstin e burgosjeve të mëtejshme, autoritetet saudite vazhdojnë të heshtin lidhur m këtë çështje, duke mos dhënë kurrfarë komente në kërkesat e trupave ndërkombëtare për drejtat njerëzore dhe në kërkesat e familjeve që të lirohen të burgosurit në liri ose të dalin para gjykatës. Heshtja e tillë po bëhet simbol i cili lidhet me emrin e mbretërisë saudite në epokën e saj të re.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne