Senatori amerikan McCain krahason Putinin me DEASH-in

Senatori amerikan, John McCain, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin është një rrezik më i madh se organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur në Australi për një vizitë, McCain ka dhënë një intervistë për transmetuesin televiziv australian ABC. McCain është shprehur se, “Madje vjen edhe para DEASH-it, i pari dhe kërcënimi më i rëndësishëm”.

Ndër të tjera duke mbrojtur qëndrimin se ai ka shembur themelet e demokracisë së Rusisë dhe është përpjekur të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, McCain tha se, “Nuk kam vërejtur kurrë prova se kanë qenë të suksesshëm, por e provuan dhe ende vazhdojnë të provojnë”.

Gjithashtu duke pretenduar se Rusia është përpjekur të ndryshojë edhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë, McCain ka theksuar se Rusia është vendi i cili ka ndarë Ukrainën i cila është një vend sovran si dhe formon presion në rajonin Baltik.

McCain më tej është shprehur se SHBA-të duhet t’i përgjigjen me sanksione Rusisë, ku dhe ka shtuar se herë pas here tensionohet nga zbatimet e presidentit amerikan, Donad Trump, për çështjen e sigurisë kombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne